Kthehu lart

Kryeministri Haradinaj thotë se nuk do t'i zbehet besimi në Amerikën për shkak të vizës

Kryeministri Haradinaj thotë se nuk do t'i zbehet besimi në Amerikën për shkak të vizës GazetaExpress

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se ka besim në Shtete e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe se ky besim nuk do të zbehet edhe nëse i japin ose i refuzojnë vizën.

Kreu i ekzekutivit gjatë takimit me 120 studentë nga Vjena dhe Venediku nga programi i studimeve “Europian Master in Human Rights and Democratisation”, shtoi se ky shtet ka ndihmuar Kosovën që nga viti 1999, prandaj edhe nuk do të ndërrojnë qëndrim.

“Besimi im në ShBA nuk ndryshon me vizë apo pa të, na kanë ndihmuar në vitin 99, por ky është vendim i një shteti dhe nuk do ndryshojë asgjë tjetër”, tha ai.

Mediet kanë raportuar se Haradinajt i është refuzuar viza për SHBA.


    Data: 18 Janar 2019 10:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera