Kthehu lart

Kosovës i rikthehet njohja nga Guineja-Bisau

Kosovës i rikthehet njohja nga Guineja-Bisau GazetaExpress

Kosova është rinjohur si shtet i pavarur nga Guineja-Bisau.

Lajmin e ka bërë të ditur kryediplomati i vendit, Behgjet Pacolli.


Në Rubikon të KTV'së, ministri i Jashtëm kosovar ka prezantuar dokumentet që dëshmojnë rinjohjen nga Guineja-Bisau.

Ai ka thënë se notën verbale e ka marrë edhe Serbia.

Rinjohja nga Guineja-Bisau vjen pasi shteti afrikan u raportua të ketë tërhequr muaj më parë njohjen e pavarësisë së vendit.

Lajmi për tërheqjen e njohjes për Kosovën nga Guineja-Bisau ishte raportuar fillimisht nga mediat serbe.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, qe mburrur se kishte arritur të bindte shtetin afrikan të shfuqizonte njohjen për Kosovën.

    Data: 30 Janar 2018 19:05
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera