Kthehu lart

Kosova ka 115 njerëz me inteligjencë të Einsteinit

Kosova ka 115 njerëz me inteligjencë të Einsteinit GazetaExpress

Atomist është një fjalë e prejardhur nga ATOMI. Por, jo nga ai atomi i grimcave molekulare. Fjala sipas drejtorit të Shoqatës së Qendrës për Studime dhe Shërbime Psikologjike dhe Sociale – ENCOMPASS, Nait Vrenezi, është bërë si akronim që ndërlidhet me mençurinë e jashtëzakonshme, shkruan sot Koha Ditore .

A-Aftësi; T-Talent; O-Origjinal; M-Mendje dhe I-Inteligjent. Edhe Kosova në fushën e mençurisë njerëzore nuk dallon nga shtetet e tjera. Këtë e nxjerr testi unik që përdoret ngjashëm në krejt botën dhe që nuk përmban aspekte kulturore nacionale. Drejtori i Encompass-it dhe profesori i psikologjisë, Vrenezi, tregon se nga viti 2011 kur e kanë filluar aktivitetin, nja 12 persona e tejkalojnë edhe Einsteinin me koeficientin e inteligjencës, kurse 5 persona, kryesisht të rinj e kanë tejkaluar edhe testin.

KD: Prej nga ideja që të themelohet një qendër e tillë dhe cili është qëllimi i themelimit?

Vrenezi: Qëllimi i parë i themelimit të kësaj shoqate ishte që të zbuloheshin talentet e rinj të Kosovës, që konsiderohet se ka mjaft, por që për mungesë të kushteve kanë mbetur të pazbuluar. Ata janë me aftësi të veçanta. Deri para lufte Kosova ka pasur vetëm 10 psikologë. Ideja për matjen e inteligjencës ka lindur më 2007, kur unë dhe Isuf Thaçi (ish-drejtor i “Encompass”-it, tash drejtor i Arsimit në Prishtinë) nisëm të kërkonim mjete për të na përkrahur dikush për matjen e inteligjencës së njerëzve me aftësi të jashtëzakonshme. E bëmë një projekt dhe i kërkuam mjetet. Na përkrahu Rockfeller në krye me Haki Abazin dhe e nisëm punën.

    Data: 02 Mars 2014 08:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera