Kthehu lart

Konjufca: Nuk them që kurrë s’do të bashkohemi me PSD’në

Konjufca: Nuk them që kurrë s’do të bashkohemi me PSD’në GazetaExpress

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka treguar se a mund të bashkohen Vetëvendosje dhe PSD. Ai ka thënë se “nuk mund ta thotë që kjo s’do të ndodh kurrë”.

Konjufca ka thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, ribashkimi me koleget e tij që tashmë janë pjesë e PSD’së mund të ndodh. 

Ai ka thënë se nuk mund të thotë kurrë, që sipas tij, disa persona edhe mund ta duan këtë përgjigje.

“ Unë nuk mund ta them që kjo nuk do të ndodh kurrë”, ka thënë ai.

Deputeti i VV’së ka treguar po ashtu se nuk është ndier mirë kur ka ndodhur ndarja e Vetëvendosjes. Madje ai ka thënë se “ ka ndjerë dhimbje për këtë ndarje”.


    Data: 20 Shtator 2018 21:32
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera