Kthehu lart

Kompanitë gjermane po përgatiten për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja

Kompanitë gjermane po përgatiten për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja GazetaExpress

Shkëputja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje pritet të ketë ndikim të madh në ekonominë evropiane. Kompanitë kanë filluar të përgatiten për pasojat e këtij zhvillimi të mundshëm, i cili me kalimin e kohës po duket se do të jetë i pashmangshëm.

Ligjvënësit gjermanë gjithashtu po marrin masa. Qeveria e Gjermanisë i ka hartuar dy pako ligjore për rregullimin e statusit të banimit të qytetarëve britanikë, që është një hap i nevojshëm për shkak të humbjes së lirisë së lëvizjes në Bashkimin Evropian. Edhe Komisioni Evropian ka ndërmarrë masa emergjente për ndryshimin e ligjeve për parandalim të bllokimit të tregtisë.

Njëra nga kompanitë gjermane që pritet të preket më së shumti nga dalja pa marrëveshje e Britanisë së Madhe është prodhuesi i veturave luksoze, BMË. Kjo kompani gjigante ka katër fabrika në Britani të Madhe, ndërsa më shumë se 200 mijë vetura të llojit “Mini”, që është në pronësi të BMË-së, prodhohen çdo vit në Oksford.

Në momentin që Britania largohet nga Bashkimi Evropian, kompania planifikon ta mbyllë fabrikën në Oksford për katër javë, në mënyrë që të shmanget kaosi i transportit. Nëse kamionët bllokohen në kufi, është planifikuar edhe transportimi i pjesëve me helikopterë. Sidoqoftë, kompania thotë se kjo mënyrë e transportit është shumë e shtrenjë dhe nuk mund të zbatohet për një kohë të gjatë, shkruan “Der Spiegel”, transmeton Gazeta Express.

    Data: 21 Janar 2019 16:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera