Kthehu lart

Kirurgjia e Fëmijëve bëhet me ultrazë të ri pas 18 vjetëve

Kirurgjia e Fëmijëve bëhet me ultrazë të ri pas 18 vjetëve GazetaExpress

Kirurgjia e Fëmijëve është bërë me ultrazë të ri, modern, 18 vjet pas luftës. Për afro dy dekada, kjo klinikë është shërbyer me një ultrazë të vjetër dhe jofunksional, të cilin edhe mund ta shihni më poshtë në fotografi.

Nga sot, në këtë klinikë do të ofrohen të gjitha shërbimet diagnostike për fëmijët pasi që aty ka nisur të punohet me ultrazërin e ri. 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili. 

“Fotografi që nuk duan shumë fjalë. I pari është ultrazëri i vjetër me të cilin është shërbyer Kirurgjia e Fëmijëve për 18 vjet, ndërsa i dyti ultrazëri i ri që kemi blerë për këtë klinikë. Krahasimin bëjeni ju. Fëmijët tanë tani do të mundë t'i marrin të gjitha shërbimet diagnostike në këtë klinikë. Urime të gjithëve!” ka shkruar ministri Ismaili.

    Data: 14 Shtator 2018 14:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera