Kthehu lart

Këto janë koeficientet e rrogave në Ligjin për Pagat

Këto janë koeficientet e rrogave në Ligjin për Pagat GazetaExpress

​A do ta dekretojë apo do ta kthejë mbrapa Ligjin për Pagat numri një i shtetit, Hashim Thaçi? Natyrisht se përgjigjen përfundimtare në këto pyetje do ta marrim brenda pak ditësh.

Por janë me mijëra punëtorë të sekrorit publik që janë të paknaqur me këtë ligj, pasi që nuk janë përfaqësuar gjatë hartimit të tij, që i kanë varë shpresat tek Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Disa sindikata të disa kategorive të ndryshme të këtyre punonjësve i kanë bërë thirrje të drejtpërdrejta Presidentit që të mos e dekretojë këtë ligj dhe ta kthejë prapa.

Gazeta Monitor ka arritur të sigurojë shtojcën tabelore me koeficientet përfundimtar që është miratuar në Kuvend, e cila është pjesë e ligjit të kundërshtuar dhe që është përcjellur në Presidencë gjatë ditës së sotme, 12 shkurt. Sipas tij vlera e koeficientit është 239.
 


    Data: 12 Shkurt 2019 20:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera