Kthehu lart

Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton për Kosovën në shkurt

Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton për Kosovën në shkurt GazetaExpress

Mbledhja e ardhshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mbahet në shkurt, ku në agjendë është futur edhe Kosova

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq dukë thënë se udhëheqësi i kësaj mbledhje i cili vie nga Guinea Ekuatoriale e ka futur Kosovën në agjendë.

“Guinea Ekuatoriale e ka vënë Kosovën në rendin e ditës të KS-OKB, pa marrë parasysh se SHBA-ja dhe Britania e Madhe e kanë kundërshtuar fuqishëm këtë. Në diskutimet e mëtejshme pritet të shihet nëse ata do të kërkojnë votim”, ka thënë Daçiq.

Kujtojmë se seanca e kaluar e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u përcoll me përplasje mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe atij serb Aleksandër Vuçiq, rreth vendimit të Kuvendit të Kosovës për formimin e Ushtrisë.

Debate pati edhe për çështjen e Interpolit dhe taksën 100% që Qeveria e Kosovës kishte vendosur për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina.

    Data: 20 Janar 2019 12:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera