Kthehu lart

Kërkohet raportimi i Maxhunit për vrasjen e ndodhur në AKI

Kërkohet raportimi i Maxhunit për vrasjen e ndodhur në AKI GazetaExpress

Anëtarët e komisionit kanë shymë pyetje për vrasjen e Isa Sejdiut, që u qëllua për vdekje brenda institucionit më të lartë të sigurisë.

Nuk po arrin të të rehatohet kurrsesi. Kjo pasi, inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Shkëlzen Sopjani, do të raportojë para deputetëve për vrasjen në objektin e agjencisë Kosovare për inteligjencë.

Anëtarët e komisionit kanë shymë pyetje për vrasjen e Isa Sejdiut që u qëllua për vdekje brenda institucionit më të lartë të sigurisë.

Por nënkryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu, ka deklaruar se nuk do të mjaftohen vetëm me raportimin e krye-inspektorit.

Më tej deputetja nga radhët  e PDK-së, tregoi se javën e ardhshme do të ftohet edhe Drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, për të raportuar për vrasjen e kryekuzhinierit, Isa Sejdiu.

Por, nënkryetarja e komisionit nuk ka treguar nëse të paktën komisioni ka mësuar nga Sopiani, se cili ka qenë shkaku vrasjes në AKI.

Mysliu tha para gazetarëve se debati brenda dyerve të mbyllura ka shkuar mirë, por këto pamje tregojnë se ai ka qenë i mundimshëm, të pakën për Sopjanin.

    Data: 12 Shtator 2018 20:03
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera