Kthehu lart

Këngëtarët i ikin tatimit, nuk deklarojnë saktë fitimet

Këngëtarët i ikin tatimit, nuk deklarojnë saktë fitimet GazetaExpress

Ditë më parë T7, ka publikuar çmimet marramendëse të këngëtarëve që këndojnë vetëm për një natë në një dasmë familjare.

Sezoni i verës zakonisht starton rreth datës 15 qershor dhe përfundon në fund të muajit gusht.

Pra, nëse një këngëtar së bashku me ekipin e tij fitojnë rreth 6500 euro për një natë, kjo i bie që për 77 ditë, të fitojnë mbi gjysmë milioni euro.

Për këtë gjithmonë ka ekzistuar dilema se a paguajnë ata tatime ndaj shtetit.

Zëdhënësja e informimit në Administratën Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyqi Sefa, tha se çdo këngëtar është i obliguar të deklarojë të ardhurat personale çdo tre muaj.

Kjo kategori është duke i deklaruar tatimet, është një kategori që nuk krijon ndonjë rrisk të madh. Nëse i referohemi vitit 2017, mbi gjysmë milioni euro janë deklaruar janë të hyra, të cilat i kemi të sajuar ndaj këngëtarëve.

Bytyqi, shton se nëse një këngëtar nuk iu bindet kërkesave të ATK’së që të tregojë realisht të ardhurat personale, atëherë departamenti i hetimeve brenda kësaj administrate do të merret enkas me ta.

Vetëm në vitin 2017 ka pasur qindra gjoba të shqiptuara.

Unë po i referohem më shumë vitit 2017 pasi është vit i mbyllur. Dmth në virin 2017 janë shqiptuar 365 gjoba do të thotë për parregullësitë që i kemi hasur.

Por nëse një këngëtar i shmanget tatimit këto janë gjobat me të cilat ata ndëshkohen.

Dënimet apo ndëshkimet administrative kalkulohen varësisht ndaj shmangies që e bën. Asnjëherë nuk është e saktë një dënim. Dënimet nisin nga 125 euro, mirëpo kjo është shumë minimale, jo vetë për këngëtarët por edhe për të gjithë tatim paguesit. Mirëpo ndëshkimi bëhet varësisht shmangies që e bën një këngëtar, varësisht të gjeturave në teren.

Mirëpo nuk mbaron me kaq. Këngëtarët nga mos përgjegjësia e tyre ndaj shtetit, do të ndëshkohen me ndalesa në kufi dhe mos mundësim të mbajtjes së koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore jashtë shtetit.

Po ka pas raste edhe në vitin 2016 edhe 2017 ka pas raste kur jau kemi blloku llogaritë bankare mirëpo njëkohësisht jau kemi bo edhe ndalesat në kufi, nuk kanë mundur të lëvizin deri ku i kanë shly të gjitha obligimet të cilat i kanë pas.

Ndërkohë, gjatë ditëve në vijim T7 do të ju sjell të dhënat se kush janë këngëtarët borxhlinj dhe sa janë shumat qe estrada nuk i ka paguar obligim shteti.

Shikojeni storien e përgatitur nga gazetarja Syzana Hajradini:


    Data: 20 Qershor 2018 23:03
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera