Kthehu lart

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit mjekësor në Portugali

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit mjekësor në Portugali GazetaExpress

Shërbimi emergjent i Portugalisë, “INEM”, ka deklaruar se një helikopter i tyre është rrëzuar në një terren malor afër qytetit të dytë më të madh të vendit, Porto. Në këtë aksident kanë mbetur të vdekur dy pilotë, një mjek dhe një infermiere.

Autoritetet e nisën operacionin e shpëtimit në orët e vona të së shtunës, pasi helikopteri ishte raportuar i zhdukur rreth orës 6 e 30 minuta të pasdites. Helikopteri po kthehej nga një fluturim pasi e kishte dërguar në spital një pacient 76-vjeçar që vuante nga sëmundjet e zemrës.

Besohet se helikopteri ishte duke u kthyer nga spitali i Portos në momentin e rrëzimit. Shërbimi emergjent njoftoi se mbetjet e helikopterit dhe viktimat u gjetën rreth orës 1 e 30 minuta pas mesnatës, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

    Data: 16 Dhjetor 2018 13:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera