Kthehu lart

Kaos në Poterq të Klinës, policia arreston disa persona

Kaos në Poterq të Klinës, policia arreston disa persona GazetaExpress

Në fshatin Poterq të Epërm të Klinës, tashmë kanë arritur serbët për të shënuar manifestimin e tyre të paraparë.

Njëri nga protestuesit ka thënë për Indeksonline se situata ka eskaluar dhe gjatë intervenimit Policia ka arrestuar disa persona.

Nuk dihet saktë numri i të arrestuarve, pasi policia ende nuk e ka konfirmuar këtë gjë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova  ka thënë për Lajmi.net se në protestë kanë dalë rreth 60 qytetarë dhe 55 automjete të ndryshme.
“Deri tani nuk ka pasur asnjë incident”, ka bërë të ditur Rugova.
Banorët e kësaj ane po shprehin pakënaqësinë e tyre për një manifestim që do mbajnë serbët në Kishë.
Ndryshe, sipas protestuesve, arsyeja kryesore e protestës është sepse në këtë fshat kanë mbetur të vrarë 17 civilë në luftën e fundit në Kosovë.

Kisha e Trinisë së Shenjtë ku serbët duan të mbajnë manifestim është ndërtuar në vitin 1992 si dhuratë e familjes Kariç Petriq, jo larg nga Klina, në rrugën Pejë – Prishtinë.
Pas ardhjes së forcave italiane të KFOR-it, ajo u shkatërrua në fund të qershorit 1999. 

    Data: 28 Maj 2018 13:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera