Kthehu lart

Jeta e Donald Trumpit është vënë nën mikroskopin e ligjit

Jeta e Donald Trumpit është vënë nën mikroskopin e ligjit GazetaExpress

Disa javë të zbulimeve shkatërruese ligjore e kanë mbuluar karrierën politike të Trumpit me retë e kriminalitetit, ndërsa jeta dhe bizneset e tij tashmë janë të sulmuara nga prokurorët e pamëshirshëm në shumë fronte. Paraqitjet në gjykatë, blerjet e dëshmitarëve dhe pengimi i hetimeve e kanë vënë Trumpin dhe bashkëpunëtorët e tij përballë rreziqeve ligjore dhe politike.

Thënë më thjesht, fushata, tranzicioni, komisioni inaugurues dhe presidenca e Trumpit tash janë subjekt i hetimeve kriminale. Në anën tjetër, edhe bizneset e tij janë duke u hetuar.  Vetë presidenti është fajësuar tërthorazi nga prokurorët e Nju Jorkut për shkak se Departamenti i Drejtësisë është përpjekur që në mënyrë kriminale t’i ndërrojë ligjet për financim të fushatave.

Një rast tjetër ligjor është rasti i ngritur nga shtetet që udhëhiqen nga demokratët për refuzimin e Trumpit që të largohet plotësisht nga angazhimi në bizneset e tij. Sipas tyre, kjo nënkupton se ai po e keqpërdor pozitën e tij për të përfituar nga marrëveshjet në zingjirin e hoteleve, që paraqet shkelje të kushtetutës së vendit.

Ish-shefi i fushatës së tij, Paul Manafort, ndodhet në burg. Ish-këshilltari i tij ligjor, Michael Cohen, pritet të burgoset vitin e ardhshëm.  Edhe nëse të gjitha hetimet ndërprehen, presidenti sërish do të mbahet mend për njërën nga presidencat më skandaloze në historinë moderne. Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me rusët për të ardhur në pushtet para dy vitesh, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

    Data: 16 Dhjetor 2018 12:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera