Kthehu lart

Ja se çfarë do të ndodhë sot në Kosovë

Ja se çfarë do të ndodhë sot në Kosovë GazetaExpress

Sot, pasdite, në Prishtinë do të nisë festivali "Sunny Hill". Në orët e vona të mbrëmjes së sotme, në këtë festival do të performojë Dua Lipa.

Ndërkohë, gjatë ditës, sikur edhe në mbrëmje, në Prizren do të vazhdojë festivali i filmit "DokuFest". 

Këto dhe të tjera ngjarje janë paraparë për të premten e 10 gushtit 2018: 

- Ambasadori Delawie do të administroj Betimin Solemn të shërbimit për 36 Vullnetarë të rinj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe do t’ju adresohet pjesëmarësve me një fjalim rasti. (Salla e Kuqe, Qendra për Rini dhe Sport, ora 10:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do të vizitojë objektin e shkollës së re në lagjen Arbëria. (Objekti i shkollës në lagjen Arbëria, ora 10:00)

- Ushtruesi i Detyrës së Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, me të cilin do të nënshkruajë një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit në komunën e Hanit të Elezit. (Kabineti i Ministrit, ora 10:00)

- Shoqëria Civile e Gjakovës në përkrahje nga Rrjetin e Grave të Kosovës marshojn prej Parkut të Qytetit deri tek Çarshia e vogël për të kundërshtuar vrasjen e gruas 40 vjecare dhe vajzës së saj, në Brekoc të Gjakovës, dhe për të kërkuar përgjegjësi nga institucionet e Kosovës për këtë dhe shumë raste të tjera të dhunës në Kosovë. (Gjakovw, ora 11:00)

- Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu dhe një delegacion nga nëndega e LDK-së për NRW-Gjermani ndan mirënjohje “Ora e Presidentit 2018”. (Zyrat e LDK-se, ora 11:00)

- Muzeu i Kosovës në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar organizon ekspoziten fotografike “Unë jam Shqiptar”. (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 17:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, organizon pritjen “MKRS Reception Dokufest”. (Restaurant “Ambienti” në Prizren, ora 19:00)

- Komuna e Gjilanit organizon manifestimin "Festa e Miqësisë". (Qyteti i Gjilanit, ora 20:00)

- BREfest organizon të rinjët në tubimin në Malin Sharrit ku do të mbahen bashkëbisedime publike, shkëmbime kulturore dhe argëtim me tema të fokusuara në sfidat shoqënore dhe mjedisore, si dhe zgjidhjet e mundshme për to. (Afër qendrës së skijimit në Brezovicë)

- Mbahet Festivali i parë ndërkombëtar i muzikës – Sunny Hill Festival, i cili do të sjell disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore në Prishtinë. (Parku i Gërmisë, ora 14:00)

    Data: 10 Gusht 2018 07:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera