Kthehu lart

Ishujt Solomon njohin Kosovën

Ishujt Solomon njohin Kosovën GazetaExpress

Ishujt Solomon janë shteti i radhës që e ka njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Ishujt Solomon e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Lajmin e ka konfirmuar Ministri në largim i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj në faqen e tij në Facebook.

“Një tjetër lajm i mirë për Kosovën. Ishujt Solomon sapo e kanë njohur pavarësinë e Kosovës duke u bërë vendi i 108 që e marrin këtë vendim. Urime qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajmi për njohjen nga Solomon e ka dhënë edhe Ministri i Punëve të jashtme dhe Tregtisë të Ishujve Solomon Clay Forau, i cili ka thënë se kabineti qeveritar ka marrë vendim sot që të njoh Kosovën si shtet të pavarur.

Forau ka thënë se qeveria është mahnitur me procesin e demokratizimit të Kosovës dhe përmirësimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë që janë përmirësuar vazhdimisht viteve të fundit.

“Kështu, duke qenë se statusi i përmirësimit të marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës është përmirësuar ishte e nevojshme që të ri marrim në konsideratë pozitën e Ishujve Solomon karshi Kosovës”, tha ministri për Salomonstarnews.

Tutje, ministri ka shtuar se Kosova deri me tani është njohur nga 109 shtete ku edhe disa ishuj të paqësorit e kanë njohur atë përfshirë edhe Australinë dhe Zelandën e re e të cilat po ashtu janë anëtare të Kombeve të Bashkuara.

“Andaj ne kemi marrë vendim ta njohim Kosovën si shtet të pavarur”, ka thënë ministri

Ishujt Solomon shtrihen në Oqeanin Paqësore përderisa është i banuar nga 523 000 banorë. 

    Data: 13 Gusht 2014 00:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera