Kthehu lart

Iraku kryen sulme ajrore ndaj ISIS’it në Siri

Iraku kryen sulme ajrore ndaj ISIS’it në Siri GazetaExpress

Iraku ka kryer sulme ajrore në tri shtëpi në qytetin sirian Hajin, ku liderët e grupit militant, Shteti Islamik ishin duke zhvilluar një takim.

Nga këto sulme, sipas ushtrisë irakiane janë vrarë 45 pjesëtarë të grupit militant, transmeton Reuters.

“Avionët irakianë F-16 kanë kryer me sukses sulme ajrore që kanë pasur për cak liderët e ISIS’it, që ishin duke u takuar në Hajin, në territorin sirian. Operacioni ka rezultuar me shkatërrimin e plotë të caqeve dhe vrasjen e rreth 45 terroristëve”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Avionët irakianë goditën tre shtëpi. Ushtria irakiane tha se në vesin e të vrarëve është edhe “zëvendësministri i luftës dhe një nga emirët e mediave, një njeri i afërt i liderit të ISIS’it Abu Bakr al-Baghdadi dhe shefi i policisë së tij”.

    Data: 23 Qershor 2018 21:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera