Kthehu lart

Rasti i tentim-vetëvrasjes tek Katedralja, reagon Ipeshkvia

Rasti i tentim-vetëvrasjes tek Katedralja, reagon Ipeshkvia GazetaExpress

Ipeshkvia e Prizrenit, kanë reaguar sot lidhur me raportimet që janë bërë sot për një rast të tentim-vetëvrasjes tek Katedralja “Nëna Terezë” në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Në një komunikatë për media, Don Fatmir Koliqi, ka thënë se aty ka shumë pak gjasa që të ndodhin gjëra të tilla, pasi vendi është gjithmonë nën vëzhgim të përhershëm.

Sipas tij alarmi i sotëm ka qenë i ekzagjeruar dhe i panevojshëm.

Reagimi i plotë:

Informojmë të gjithë qytetarët se, lajmi kinse një person ka kërcënuar se do të shkojë në këmbanarën e Katedrales për të bërë vetëvrasje, është i rremë.

Ka qenë një alarm i ekzagjeruar dhe i panevojshëm i institucioneve publike që shkaktuan shqetësim te qytetarët, pa e verifikuar përpara vërtetësinë dhe burimin.

Një akt i tillë ka shumë pak gjasa të ndodh te Katedralja, pasi gjithnjë aty janë personat përgjegjës dhe vendi është nën vëzhgim të përhershëm./GazetaExpress/

    Data: 12 Tetor 2018 17:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera