Kthehu lart

Incident me avionin e Pacollit: Veseli, Haradinaj e Limaj për pak përfunduan në Serbi

Incident me avionin e Pacollit: Veseli, Haradinaj e Limaj për pak përfunduan në Serbi GazetaExpress

Delegacioni kosovar që ishte nisur sot për në Bruksel, me avionin privat të ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, ku ishin edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zv.kryeministri Fatmir Limaj, ka pasur një incident i cili ka mundur që ata t’i çoj në duar të serbëve.

Drejtori i Klan Kosova, Baton Haxhiu i cili ka qenë bashkë me ta në avion, ka bërë të ditur lajmin duke thënë se avioni privat i Pacollit, me të cilin ndodhej delegacioni kosovar, kishte pasur një incident pasi si pakujdesi e kullës ajrore të Tiranës, kishte udhëtuar në vijën ajrore që e kishte nxjerr në territorin e Republikës Serbe të Bosnjës, hapësirë ajrore e cila kontrollohet nga Serbia, shkruan gazetametro.net.

E gjithë kjo situatë që sipas Haxhiut për pak sa nuk përfundoi në incident diplomatik, ku tre ish krerët e UÇK’së, tani liderë të institucioneve të Kosovës, do të mund të ndaloheshin nga autoritetet serbe, ishte shkaktuar nga pakujdesia e kullës ajrore të aeroportit të Tiranës, që duhej t’i jepte avionit direksione drejt Brindizit, e jo drejt hapësirës ajrore të Republikës Serbe.

Haxhiu ka thënë se kjo situatë ishte vërejtur Pacolli, edhe ishte evituar prej tij, pasi në këtë moment ai i kishte dhënë urdhër pilotit që avionin ta kthente në Tiranë.

Pra delegacioni i Kosovës i nisur për në Bruksel, ishte kthyer në Tiranë, dhe sërish tani përmes vijës ajrore të Brindizit kishte shkuar në Bruksel, ku tani edhe janë anëtarët e delegacionit kosovar.

    Data: 17 Korrik 2018 23:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera