Kthehu lart

Ilir Deda largohet nga Lëvizja Vetëvendosje

Ilir Deda largohet nga Lëvizja Vetëvendosje GazetaExpress

Deputeti Ilir Deda, përmes një konference për media, ka konfirmuar se është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje. Deda pas një periudhe 2 vjeçare në këtë parti, ka thënë se 9 muajt e fundit kishin pasur ndarje konceptuale. Deda ka paralajmëruar organizimin e një subjekti të ri politik.

“Në dy vjetët e fundit ka qenë një bashkëpunim i mbarë, por në 9 muajt e fundit kemi pasur ndarje konceptuale”, ka thënë Deda.

Dardan Molliqaj, sekretar organizativ i Vetëvendosjes u shpreh i bindur se Vetëvendosje do të ketë rritje në zgjedhjet e ardhshme, por a do të ishte më mirë me Ilir Dedën, ai tha se pa dyshim që po.

Ilir Deda në fjalimin aderues në Vetëvendosje në maj të 2014’tës kishte thënë se me VV’në Kosova dhe ai do të ndihen krenarë.

Mirëpo, dikur kishte përplasje mes Dedës dhe VV’së.

Lëvizja e Visar Ymerit dikur konstatonte se KIPRED’i i Ilir Dedës është më i keq se UNMIK’u./GazetaExpress/

    Data: 25 Prill 2016 14:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera