Kthehu lart

Hyseni: 92 policë e 20 protestues të lënduar

Hyseni: 92 policë e 20 protestues të lënduar GazetaExpress

92 policë të Kosovës dhe 20 protestues është bilanci i të lënduarve gjatë protestës së djeshme. Këto shifra i ka publikuar ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, në mbledhjen e Qeverisë ku, sipas tij, kjo e tregon që Policia e Kosovës ka qenë e vetëpërmbajtur, duke u munduar të evitojë konfrontimet.

Ministri Hyseni ka akuzuar organizatorët e protestës se e kanë shkelur ligjin, duke mos paralajmëruar protestën në pajtim me ligjin.

“Pavarësisht nga kjo shkelje dhe mospërfillja e organeve të rendit dhe ligjit në pajtim me ligjin, Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarrë të gjitha veprimet”, ka thënë Hyseni, duke shtuar se Policia ka demonstruar kulturë të lartë profesionale, raporton KTV.

Ai ka shtuar se mjetet e përdorura nga protestuesit kanë mundur të jenë potencialisht vdekjeprurëse sepse flasim për tulla të forta të betonit. Sipas tij, është i papranueshëm ultimatumi për policinë, që i është bërë nga protestuesit, derisa ka thënë se për protestën e djeshme analistët profesionistë të policisë kanë vlerësuar se duhej të veprohej ashtu siç është vepruar.

    Data: 28 Janar 2015 13:12
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera