Kthehu lart

Hivzi Islami përsëri në krye të ASHAK’ut

Hivzi Islami përsëri në krye të ASHAK’ut GazetaExpress

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka njoftuar se në krye të këtij institucioni është zgjedhur përsëri Akademik Hivzi Islami. Nënkryetar ndërkaq është zgjedhur Akademik Pajazit Nushi.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të ASHAK’ut për zgjedhjet në këtë institucion.

Njoftim për zgjedhje të Kryesisë së re të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

NJOFTIM

Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 24 dhjetor 2014, mbajti zgjedhjet e rregullta të udhëheqjes së Akademisë, dhe zgjodhi Kryesinë e re të Akademisë:

- Akademik Hivzi Islami - Kryetar;

- Akademik Pajazit Nushi - Nënkryetar;

- Akademik Isuf Krasniqi - Sekretar i përgjithshëm.

Kuvendi i Akademisë gjithashtu verifikoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:

- Akademik Eqrem Basha, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë;

- Anëtar korrespondent Jusuf Bajraktari, Sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore;

- Akademik Fejzullah Krasniqi, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës;

- Anëtar korrespondent Luan Mulliqi, Sekretar i Seksionit të Arteve.

    Data: 24 Dhjetor 2014 15:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera