Kthehu lart

Hashim Thaçi: Serbia kreu gjenocid në Kosovë, po e mbyllim këtë kapitull

Hashim Thaçi: Serbia kreu gjenocid në Kosovë, po e mbyllim këtë kapitull GazetaExpress

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka bërë mirë që ka miratuar Rezolutën e dialogut me Serbinë si dhe ekipin negociator.

Ka thënë se me këtë ekip do të përmbyllin kapitullin e errët të gjenocidit serb në Kosovë.

“Andaj, edhe në këtë fazë kam besim se vendimi i Kuvendit do t’ia dalim me sukses dhe do të përmbyllim kapitullin e errët të gjenocidit serb në Kosovë”, ka thënë Thaçi, në një konferencë në aeroport, para nisjes për New York.

“Dje ka qenë edhe votimi në Kuvendin e Kosovës, nga deputetët e pozitës dhe opoizitës të një rezoluta për një ekip gjithëpërfshirës, duke i krijuar hapësirë edhe shoqërisë civile. Ky dialog do të jetë final me mundësi të një marrëveshjeje të përhershme, me njohje reciproke”, ka shtuar ai.

    Data: 16 Dhjetor 2018 12:32
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera