Kthehu lart

Haradinaj: Viti 2009, kurrë me PDK'në. Viti 2013, unë Kryeministër bën me PDK'në. Viti 2014, jo koalicion me PDK

Haradinaj: Viti 2009, kurrë me PDK'në. Viti 2013, unë Kryeministër bën me PDK'në. Viti 2014, jo koalicion me PDK GazetaExpress

​Ramush Haradinaj për pesë vite ka ndryshuar tri herë qëndrimin sa i përket koalicionit me PDK'në. Në vitin 2009 kur ishte përplasur me akuza me Adem Grabovcin kishte thënë se vetëm ideja për koalicion me PDK'në e dëmton AAK'në. Pas kthimit nga Haga kishte thënë se bën koalicion me PDK'në me kush që të bëhet Kryeministër. Tash, në vitin 2014, Haradinaj po thotë se s'bën koalicion me PDK'në.

Ndryshe, Haradinaj është takuar me aktivistët e AAK'së në Gjilan dhe ka thënë se Qeveria e Thaçit ka ra në nivelin më të dobët të mundshëm.

"Tashmë kemi ardhë në fund dhe është në të mirën e Kosovës që ta shkarkojmë këtë keqqeverisje", ka thënë ai.

Haradinaj tha se Qeveria e tanishme ka ra në shkallën më të dobët të mundshme.

”Jemi ardhë në fund dhe s`kemi rrugëdalje tjetër pos ta shkarkojmë Qeverinë Thaçi dhe këtë keqqeverisje. Mendoj se është në të mirë të Kosovës që të përkrahet mocioni jonë sepse kjo Qeveri e meriton shkarkimin dhe realisht do të ishte një risi në politik bërjen kosovare” tha Haradinaj.

Haradinaj ka kërkuar nga qytetarët e pranishëm që ta nënshkruajnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

”Unë ju lus që ta nënshkruani mocionin sepse ka bazë juridike dhe realisht Parlamenti është i obliguar që ta debatojë këtë mocion. E di që dikush edhe po tallet me këtë mocion, por ka këtu njerëz që janë tallur me vite me Kosovën”, ka thënë Haradinaj raporton Rajonipress.

Haradinaj tha se është momenti që kjo qeveri e cila ka dy mandate që është e njëjta dhe pa qasje e konstruktivitet të marrë dënimin e merituar.

”AAK ka mbajtur anën e shtet ndërtimit të Kosovës dhe jemi sfiduar edhe deri tek pyetja nëse ne jemi opozitë e mirëfilltë. Por tani nuk do të tolerojmë më sepse gjithçkaje i ka ardhur fundi” shtoj Haradinaj.

    Data: 08 Mars 2014 11:25
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera