Kthehu lart

Haradinaj: Nëse Thaçi e ka seriozisht, kemi probleme në Kosovë

Haradinaj: Nëse Thaçi e ka seriozisht, kemi probleme në Kosovë GazetaExpress

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po vazhdon ta sfidojë Presidentin Hashim Thaçin në idenë e tij për “korrigjimin e kufijve” me Serbinë.

Të martën, pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Haradinaj tha se Presidenti nuk ka mandat që të diskutojë për kufijtë e Kosovës.

“Unë besoj që Presidenti po i bën këto deklarata në kuadër të retorikës. Serbia po e kërkon veriun e Kosovës dhe Presidenti po kërkon diç. Mund ta kërkojë Nishin, Luginën e Preshevës. Kjo e Thaçit ashte kundër-retorikë, nëse është ndryshe atëherë  kemi probleme serioze në Kosovë”, tha Haradinaj.

Sipas Haradinajt, diskutimi për kufijtë “është kthim mbrapa, është humbje”.

“Janë 20 vjet përpjekje të NATO-s për stabilitet… Çdokush duhet ta kuptojë se është duke e rrezikuar stabilitetin në Kosovë e në rajon”, tha ai.

    Data: 28 Gusht 2018 16:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera