Kthehu lart

Haradinaj: Kosova është me fat që përfaqësohet nga Dua Lipa

Haradinaj: Kosova është me fat që përfaqësohet nga Dua Lipa GazetaExpress

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar këngëtaren Dua Lipa, e cila mbrëmë gjatë ceremonisë së çmimeve “Grammy”, është shpallur dy herë fituese e këtij çmimi prestigjioz.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se Dua edhe një herë e dëshmoi që me punë dhe talent, kalon çdo kufi. “Urime Dua! Kosova është me fat që në botë përfaqësohet me emrin tënd”, ka shkruar ai.

Përndryshe, ajo është shpallur artistja e re më e mirë për vitin 2019, në ceremoninë e mbajtur në Los Angeles.

Po ashtu, ajo u vlerësua edhe si kënga më e mirë ritmike, për këngën  “Electricity”.

    Data: 11 Shkurt 2019 10:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera