Kthehu lart

Haradinaj: I kam numrat për Qeverinë, formohet javën e ardhshme (Video)

GazetaExpress

Ramush Haradinaj, i nominuar për kryeministër nga koalicioni PAN, shprehët i sigurt për formimin e qeverisë menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve. Ai thotë se janë siguruar deputetët nga partitë jashtë koalicionit, madje jo vetëm dy, por edhe më shumë.

Haradinaj në emisionin Komiteti ka thënë se mandati, ligjërisht, duhet t’i jepet atij për formimin e qeverisë, dhe për këtë ka siguruar edhe numrin e nevojshëm të deputetëve që i duhen.

PAN, së bashku me pakicat, kanë 59 deputetë, dy më pak se numri i nevojshëm për krijimin e qeverisë. Por, Haradinaj thotë se kjo nuk është pengesë për ta, pasi kanë siguruar edhe më shumë se dy deputetë, nga partitë shqiptare.

Për më shumë detaje rreth deputetëve që pritet ta mbështesin Haradinajn e takimeve të tij me zyrtarë të Lidhjes Demokratike, ndiqeni videon e mëposhtme:


Emisioni "Komiteti" - Mysafir, Ramush Haradinaj

Uploaded by Gazeta Express on 2017-06-28.
    Data: 28 Qershor 2017 20:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera