Kthehu lart

Haradinaj del nga takimi me Veselin, e lë Ahmet Isufin

Haradinaj del nga takimi me Veselin, e lë Ahmet Isufin GazetaExpress

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka lëshuar takimin e thirrur nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, për të diskutuar rreth draft-rezolutës së hartuar ditë më parë për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, shkruan Gazeta Express.

Teksa ka dalë nga mbledhja, Haradinaj ka thënë se shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, ndodhet në takim, dhe se mbledhja vazhdon edhe më tej.

Në këtë takim përveç partive në pushtet, po marrin pjesë edhe Partia Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, dhe nga Alternativa, deputetja Mimoza Kusari-Lila.

Lidhja Demokratike e Kosovës dje ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në një takim të tillë, duke shtuar se me partitë politike takohen vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve të reja.


Sot edhe Lëvizja Vetëvendosje gjithashtu ka qëndruar në një linjë me LDK-në, duke thënë se nuk kanë arsye pse të marrin pjesë në një takim të thirrur nga Kadri Veseli.

Draft-Rezolutën e dialogut me Serbinë ditë më parë e kishin nxjerrë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, në një takim të përbashkët me kryeministrin Haradinaj, dhe kreun e Nismës, Fatmir Limajn. /GazetaExpress/

    Data: 11 Tetor 2018 12:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera