Kthehu lart

Gruaja që po mund gjithë burrat në politikën e Kosovës

Gruaja që po mund gjithë burrat në politikën e Kosovës GazetaExpress

Sipas një sondazhi të bërë së fundi, del se deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani është politikania me mbështetjen më të madhe të qytetarëve në Kosovë.

Sipas këtij sondazhi, ajo ka mbështetjen e 20.8% të qytetarëve duke lënë prapa gjithë liderët e partive politike në Kosovë dhe duke u renditur e para në nivel vendi. Në vendin e dytë pas deputetes Vjosa Osmani radhitet lideri i VV-së Albin Kurti me 20%.

Deputetja Osmani është gruaja më e votuar në Kuvendin e Kosovës për të dytën herë radhazi. Ajo është e vetmja politikane në këtë sondazh e cila nuk është lidere partiake dhe e cila nuk mbanë asnjë pozitë të rëndësishme në partinë e saj LDK.

Gazeta Express merr vesh se ky sondazh është bërë nga kompania UBO Consulting disa javë më parë.

    Data: 22 Shtator 2018 18:36
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera