Kthehu lart

Grabitje e armatosur në një bankë në Obiliq

Grabitje e armatosur në një bankë në Obiliq GazetaExpress

Në orën 14:00 ka ndodhur një grabitje e armatosur në një institucionin mikrofinanciar që gjendet në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq. Hajnat kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave dhe kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes. Nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore.

Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se kjo grabitje është realizuar nën kërcënimin e armëve.

Të dyshuarit që të gjithë të maskuar, kanë grabitur një sasi të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.

Aktualisht Policia po punon me përkushtim për të identifikuar personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre”, ka njoftuar Policia.

    Data: 14 Shtator 2018 15:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera