Kthehu lart

Gjykata amerikane akuzon pesë fëmijë për vrasjen e një këngëtari

Gjykata amerikane akuzon pesë fëmijë për vrasjen e një këngëtari GazetaExpress

Autoritetet amerikane kanë thënë se këngëtari Kyle Yorlets ishte viktimë e grabitjes para se të vritej afër shtëpisë së tij. Sipas tyre, grupi i dyshuar për vrajsen e tij kanë qenë duke lëvizur me një veturë të vjedhur kur e kanë parë dhe e kanë vrarë këngëtarin në Nashville.

Sipas hetimit të policisë, një grup prej pesë personash të mitur i është afruar këngëtarit duke e kërcënuar me armë. Ai ua ka dhënë kuletën, por personat e dyshuar ia kanë kërkuar edhe çelësin e veturës, gjë të cilën këngëtari i ndjerë e kishte refuzuar. Për këtë arsye, ai u qëllua me armë zjarri dhe vdiq.

Pesë persona të mitur, në mesin e të cilëve janë dy djem dhe tri vajza, janë ngarkuar me akuzën për vrasje kriminale. Ky rast e ka shokuar komunitetin e artistëve. Të gjithë personat e akuzuar janë të moshës 12 deri 16-vjeçare. Policia i ka publikuar emrat dhe fotografitë e tre personave sepse ata e kanë kaluar moshën 13-vjeçare.

Yorlets ishte këngëtari kryesor i grupit muzikor “Carverton”. Grupi kishte planifikuar që ta publikojë albumin e ri gjatë muajit të ardhshëm. “Ne jemi të shokuar nga realiteti që kemi përballë. Jemi zemërthyer. Nuk do ta harrojmë asnjëherë shokun tonë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga anëtarët tjerë të grupit, shkruan “The Washinton Post”, transmeton Gazeta Express.

    Data: 11 Shkurt 2019 16:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera