Kthehu lart

Gjuriq kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas sulmit të pelegrinëve serbë në Istog

Gjuriq kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas sulmit të pelegrinëve serbë në Istog GazetaExpress

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se sulmi ndaj pelegrinëve ortodoks në Istog është një tjetër argument kundër militarizimit të shqiptarëve të Kosovës.

Ai ka kërkuar që bashkësia ndërkombëtare të reagojë ndaj këtij sulmi që është bërë sot ndaj autobusëve me të cilët po udhëtonin serbët, shkruan Kontaktplus.

“Sulmi i sotëm është një paralajmërim për fatin e të gjithë serbëve në Kosovë dhe Metohi. Nëse ata mbesin të pambrojtur kërkojmë reagimin serioz të bashkësisë ndërkombëtare, pasi që sulmi nuk është vetëm mbi pelegrinët por gjithashtu edhe ndaj simboleve dhe traditave të përbashkëta të kristianëve evropianë dhe vlerave evropiane”, ka thënë Gjuriq.

“Është një argument kundër militarizimit të shqiptarëve të Kosovës sepse në një vend ku stimulohet apo nuk sanksionohet dhuna fetare nuk duhet të ketë forcë ushtarake, deri kur këto forca nuk do të vihen në shërbim të paqes dhe sigurisë së qytetarëve, pavarësisht dallimit religjioz apo kombëtar”.

    Data: 22 Tetor 2018 07:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera