Kthehu lart

Gjendet i vdekur një gjashtëvjeçar në shkollën “Zenel Hajdini” në Preshevë

Gjendet i vdekur një gjashtëvjeçar në shkollën “Zenel Hajdini” në Preshevë GazetaExpress

Një nxënës i klasës së parë është gjetur i vdekur në shkollën “Zenel Hajdini” në Preshevë.

6-vjeçari, F.J., ka vdekur në rrethana misterioze në ndërtesën e shkollës gjatë orarit mësimor, shkruan Indeksonline.

Trupi i tij i shtrirë është vërejtur nga nxënës të tjerë. Ambulanca në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e nxënësit.

Nuk ka ende informacione për identitetin e tij dhe shkaqet e vdekjes.

    Data: 11 Tetor 2018 14:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera