Gjenden mjete të pashpërthyera në Prelluzhë të Vushtrrisë

Një person ka raportuar në polici se ka hasur në mjete të dyshimta të pashpërthyera.

GazetaExpress

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16 në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia për çminim e FSK-së dhe KFOR-i amerikan, të cilët i kanë marrë me vete mjetet e dyshimta.

Sipas tyre, kanë qenë tre raketahedhës me predha të prodhimit jugosllav.

Të tjera

Lajmet e fundit