Kthehu lart

Gjatë fundjavës nis faza e parë e dezinsektimit hapësinor në Gjilan

Gjatë fundjavës nis faza e parë e dezinsektimit hapësinor në Gjilan GazetaExpress

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë, të shtunën fillon me fazën e parë të dezinsektimit hapësinor, e cila përfshin qytetin si dhe zonat përreth tij, me qëllim të shfarosjes së mushkonjave dhe insekteve tjera të bezdisshme për qytetarët.

Drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka njoftuar se kjo fazë e dezinsektimit do të bëhet nga ora 20:00 deri në 24:00 dhe do të zgjas tri ditë me radhë.

Përmes një kumtese për media dërguar nga kjo komunë, Xhemaili ka kërkuar nga bletarët që gjatë kohës sa zgjat aksioni për dezinsektim, t`i mbajnë të mbyllura bletët e tyre, në mënyrë që të mos kenë ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdorën për asgjësimin e mushkonjave dhe insektet tjera të dëmshme.  

    Data: 20 Qershor 2018 10:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera