Kthehu lart

Gardiania e Nexhmie Hoxhës: Në burg nuk u la kurrë në dush, kishte frikë mos e godisnin

Gardiania e Nexhmie Hoxhës: Në burg nuk u la kurrë në dush, kishte frikë mos e godisnin GazetaExpress

​Kush e kishte njohur jashtë, zor se do ta besonte se ajo grua e veshur në gri, maniake pastërtie, që bënte punë dore e shkruante në ditar, ishte Nexhmije Hoxha. Gruaja më e pushtetshme e diktaturës, tanimë vuante dënimin në Burgun 325 në Tiranë.

Kush e kishte pësuar prej saj, kishte rastin ideal për t’ju kundërvënë, megjithatë Nexhmije Hoxha, së cilës i kishin vënë gjithfarë epitetesh, jo vetëm që e ruante autoritetin e saj edhe në burg, por me pamjen e një “gjysheje të mirë” ajo mënjanonte çdo konflikt. Dëshmitarët okularë që kanë ndarë qelinë me të kanë qenë të rrallë, e në ato raste që kanë dashur të rrëfehen, frika nga pasojat e thënies së të vërtetave, i ka stepur më pas…

Kishin dëgjuar për to gjatë kohës që bashkëshortët e plotfuqishëm kishin në dorë fatet e vendit, por nuk e kishin çuar ndërmend se një ditë do të takoheshin për të parën herë, pas hekurave të ftohta të qelive të burgut, me të dënuarat jo të zakonshme…

E si të mos mjaftonte ky fakt, habia në vetvete qëndronte te vetë profilizimi i Nexhmije Hoxhës. Gardiania e Burgut 325, ku vuajti dënimin Nexhmije Hoxha e Lenka Çuko, Natasha Maxhari, na tregon një kapitull të panjohur të gruas së ish-diktatorit.

Ndryshe nga ç’mund të besohej, ajo ishte një grua e komunikueshme, sidomos me të burgosurat e tjera, mes të cilave dy prostituta, të cilat ajo i mori në “patronazh” për t’i “riedukuar”. Ndërsa, ditët i kalonte duke bërë punë dore, thurur triko e çorape, të cilat zakonisht ua dhuronte bashkëvuajtëseve të tjera. Djemtë ishin ata që vinin e takonin më shpesh, duke i sjellë shpesh libra dhe ushqime. Nuk lahej kurrë në dush, ndoshta prej frikës së një atentati të mundshëm, edhe pse gardiania mohon që gjatë kohës së qëndrimit të saj të ketë pasur ndonjëherë ndonjë provokim mes të burgosurave.

Si u bëtë gardiane burgu?

Është e vërtetë që uniforma është burrërore, por mua që në moshë të re më ka tërhequr shumë, e interpretoja si shenjë të autoritetit, realisht. Në fillim, puna në një ambient me gra të dënuara nuk ka qenë e lehtë…

Ditët e para të punës ishin të tmerrshme dhe plot emocione, sepse në çdo kohë më duhej të zbatoja rregulloren për secilën prej ty re. Prekesha kur fëmijët duke qarë i kërkonin pas hekurave, e unë lotoja. Nuk ka qenë e lehtë, deri kur ky profesion u bë i imi, njësoj si uniforma që mbaja veshur çdo ditë. Kam ardhur nga Pogradeci, por në detyrë kam qarkulluar në disa burgje, ndërsa mbi 20 vite i kam këtu te Burgu 325.

Keni të bëni me kontingjente të ndryshme të dënuarash, sa e vështirë është të punosh me to?

Të punosh me femrat, ndonjëherë duket e lehtë, por nuk është realisht këtu. Edhe pse psikologjinë e natyrën e secilës mund ta njoh më lehtë se atë të një mashkulli, sërish të qenit e mbyllur në burg i tjetërson njerëzit. Shumë herë jam gjendur e papërgatitur përballë situatave të ndryshme që kanë ndodhur ndër vite, sherre mes të dënuarave, tentativa vetëflijimi etj. dhe këto situata lënë gjurmë. Por, ajo që duhet të bëj është të tregohem sy hapur gjatë gjithë kohës, me kontrollet e duhura sipas rregullores, çdo 10 ose 15 minuta.

Në burg nuk keni pasur vetëm të dënuara normale, të panjohura për publikun, por keni shërbyer këtu edhe gjatë vuajtjes së dënimit të Nexhmije Hoxhës dhe Lenka Çukos.

Si e kujtoni ardhjen e tyre në burg?

E kam të fiksuar në kujtesë ditën kur ato të dy ja u transferuan këtu në Burgun 325, pasi kishin qëndruar disa kohë në qelitë e paraburgimit të 313-s. Isha në turnin e dy të atë ditë. Pasi zbritën nga furgoni i policisë të shoqëruara nga oficerët, ato hynë në ambientet brenda burgut dhe fillimisht qëndronin të strukura, të vetmuara në një nga qoshet e burgut, që në ato vite ka shërby er si dyqan. I njoha direkt. Kur iu afrova, Nexhmija ishte e para që më përshëndeti. I thashë që të mos trembeshin sepse për çdo gjë na kishin neve aty…

Cili ishte raporti i personelit m e Nexhmijen, vejushën e ish-diktatorit Enver Hoxha? Kishte një trajtim më të veçantë se të tjerat?

Trajtimi për të ishte pa asnjë dallim, njësoj si edhe me të dënuarat e tjera. Tashmë, me rrëzimin e një epoke dhe rënien e diktaturës, edhe pse ishin vitet e brishta postkomuniste, nuk kishte më v end për privilegje dhe trajtesa specifike për njerëz specifikë. Prandaj, dhe për Nexhmije Hoxhën e Lenka Çukon veprimet dhe trajtimi nga ana jonë si personel ishte njësoj si edhe ai me gratë e tjera bashkëvuajtëse.

E keni vëzhguar gjatë regjim it të saj ditor apo natën, si sillej Nexhmija?

Sapo kishte rënë diktatura, a ka pasur përplasje me të burgosurat e tjera… ndonjë provokim?

Komunikimin e kishte shumë të rëndësishëm, dhe kjo gjë na ka habitur të gjithëve si personel. Kishte kulturë të gjerë, madje çuditërisht i kishte bërë për v ete të gjitha të dënuarat. Shpesh u bënte aty re moralizime, duke u thënë që edukimi e shkollimi ishin shumë të rëndësishme për to, sepse ishin femra. Madje, me dy të burgosura, që ishin prostituta, disi edhe problematike nga sjellja, ajo u afrohej dhe u bisedonte qetë duke u thënë që pasi të dilnin nga burgu, të rifillonin jetën, me mendësi të reja, duke u arsimuar kryesorja.

Të gjithë në burg e thërrisnin: Nëna Nexhmije. Besoj jo v etëm për respekt, por edhe për faktin se ishte një nga të dënuarat më të moshuara. Ajo u përgjigjej rregullave të burgut, pa asnjë dallim. Çdo ditë që bëhej apeli në fushë jashtë, ajo do të dilte si të dënuarat e tjera, me përjashtim të rasteve kur kishte raport mjekësor.

Me kë e ndante dhomën?

Në kohën kur erdhi ajo këtu në Burgun 325, dhomat nuk kanë qenë si sot të ndara në hapësira të v ogla, por më të mëdha, gati si kapanone, ku rrinin mbi 1 0 gra të dënuara. Ishte bashkë me Lenka Çukon dhe disa të dënuara të tjera.

Ç’sende përbënin këndin personal të Nexhmije Hoxhës?

Gjatë kontrolleve rutinë, na bënte përshtypje shumë pastërtia e krevatit dhe ambientit të Nexhmijes. Mbulesa e krevatit ishte më e pastra dhe më e rregullta. Ishte e rrethuar nga stiva me libra, sepse ajo gjithë ditën lexonte, dhe jo v etëm libra shqip, por edhe ato në gjuhë të huaj. Në darkë vonë, pasi mbylleshin dritat, e vetmja që qëndronte zgjuar duke lexuar ishte Nexhmija. Po, përveç librave, kishte edhe stivat e gazetave, të cilat çdo javë, më saktë çdo të shtunë, ia sillte i biri, Iliri, i cili ishte një nga familjarët që e vizitonte më shpesh. E leonte të gjithë shty pin dhe në ato vende ku shkruhej për Enverin, për të e për familjen Hoxha, ajo i nënvizonte me stilolaps të kuq.

S’ka kaluar shumë kohë kur ajo vetë tregoi se në burg dëgjonte muzikë, madje Vaçe Zelën…

Na ka bërë përshtypje që ajo kurrë nuk e ndante radion nga dora, qoftë në oborr, në dhomë apo në kuzhinë. Gjithë kohës ajo dëgjonte më së shumti lajme përmes radios. Për të kaluar kohën, ajo bënte edhe punime dore, kryesisht me grep, punime të ndryshme të cilat ua dhuronte më pas të burgosurave e të tjera.

Ishte natyrë tekanjoze, hante në mensë si gjithë të tjerat?

Në mënyrë absolute jo dhe realisht kjo na bënte çudi. Në mensë hante njësoj si gratë e tjera, pa asnjë pretendim, edhe pse familjarët e saj, në takimet që zhvilloheshin, i sillnin shpesh fruta. Asnjëherë nuk e kthente ushqimin e burgut, duke konsumuar atë çfarë përmbante meny ja e ditës. Edhe në ambientet e regjimit jashtë dilte në oraret e përcaktuara, edhe apelit sa herë

Ajo nuk ishte m ë e re kur hy ri në burg, kishte një personel mjekësor që kujdesej për të?

Mbaj mend, një mëngjes gjatë zhvillimit të apelit me të burgosurat, Nexhmijes i ra të fikët dhe na u rrëzua. Menjëherë e morëm dhe e çuam te doktori i burgut, i cili i zhvilloi një vizitë mjekësore, por që nuk kishte probleme serioze. Pra, trajtimi ishte njësoj me të tjerat, as ndonjë doktor specialist i ardhur nga jashtë burgut, asgjë ndry she nga të dënuarat si ajo.

Sëmurej shpesh në burg?

Ajo nuk e pranonte kollaj pleqërinë edhe pse ishte e moshuar… Ankohej për dhimbje të kockave, të gjunjëve dhe kur doktorët e vizitonin ua kthente: mos është pleqëria v allë?!

A kishte frikë nga ndonjë konfrontim apo edhe atentat i mundshëm në ambientet e burgut?

E kemi diskutuar shpesh edhe me personelin e burgun faktin që ajo për aq kohë sa qëndroi në burg nuk u la asnjëherë në dush. Përkundrazi, v etëm me kanoçe. Madje, edhe në kohën që shkonte për t’u larë kontrollonte fillimisht me sy ambientin rrotull, sepse dukej që kishte frikën e ndonjë sulmi, ose situate të keqe. Ndaj, ajo asnjëherë të vetme nuk u la në dushet e burgut, aty ku laheshin gjithë të dënuarat e tjera. Gjithashtu, Nexhmijen e shihnim shpesh të shkruante në ditarin e saj, dhe di që ajo gjatë kohës së këtu ka mbajtur shënime në ditarin personal.

Kush e vizitonte?

Iliri me të shoqen Teuta, ishin ata që vinin e takonin më shpesh, thuajse çdo javë. Në takimet me Nexhmijen, ata sillnin jo v etëm shtypin e javës, të gjithin, por edhe libra të ndryshëm, e ndonjëherë edhe fruta. Ndërsa në katin e dy të të burgut, ku zhvilloheshin takimet speciale, ato ajo i konsumonte më së shumti me të bijën, Pranverën. Vetëm me të rrinte mbi dy orë të gjata në diskutime…

Ju keni pasur mundësinë që ta shoqëronit në dhomën e takimeve speciale me familjarët e të vëzhgonit edhe sjelljet në atë pjesë të regjim it. Çfarë bisedonin?

Një ditë bashkë me një kolegen time po vëzhgonim takimin e Nexhmijes me të bijën dhe Ilirin. Pa filluar takimi, ajo na i prezantoi të dy fëmijët e saj për të vijuar më pas bisedën. U kuptua nga nervozizmi dhe ngritja e zërit të Nexhmijes, e cila pretendonte që pas arrestimit i kishin marrë nga biblioteka shumë nga librat e saj personalë dhe kërkonte që t’ia kthenin mbrapsht. Por, në kushtet në të cilat ndodhej, i shpjegonte i biri Iliri, kthimi i librave ishte gjëja e fundit që mund të ndodhte. Nexhmijen e kërkonin për intervista edhe shumë gazetarë shqiptarë dhe të huaj, por gjithnjë i refuzoi.

Ka pasur ndonjë rast, kur Nexhmije Hoxha u ndje si të ishte sërish “Zonja e parë”, pra brenda natyrës së saj të sertë, autoritare…?

Në asnjë moment nuk e kemi konstatuar diçka të tillë. Ishte e sjellshme me personelin dhe gjithë të burgosurat e tjera. Hynte në bisedime të lirshme me to dhe u përgjigjej pyetjeve. Një ditë, një nga të dënuarat e pyeti se si ishte e mundur që ajo mbante v etëm rroba në ngjyrë gri, deri edhe pallton e kapelën kur ishte ftohtë… në një kohë kur i shoqi i kishte vdekur disa vite më parë, pra pse nuk v ishte të zeza. Ajo ia ktheu se grija ishte ngjyra e saj e preferuar, dhe që e tregonte më të fisme sipas saj.

“Ndërsa Enverin, i tha, -o e kam dashur unë, o asnjeri tjetër, por nuk është e zeza që tregon dhimbjen, zinë”.

Sa kishte ndry shuar pamja e jashtme e Nexhmijes nga Blloku në burg?

Gjithë kohës Nexhmija rrinte veshur v etëm me rroba ngjyrë gri, madje ndonjëherë qepte edhe te rrobaqepësia e burgut dhe shkonte u rrinte te koka aty re që punonin në makinën qepëse. Ishte maniake pas detajeve, ndonjëherë deri në bezdi thoshin, sepse kërkonte perfeksionin te mëngët, kopsat e çdo detaj që zgjidhte.

Ju thatë se në të njëjtën kohë, bashkë m e të vuante dënim in edhe Lenka Çuko, si ishte marrëdhënia mes të dy jave?

Lenka ishte natyrë komplet tjetër, më e sertë dhe jo aq e shoqërueshme sa Nexhmija. Në burg, shpesh organizoheshin me muzikë kërcime të ndryshme, në të cilat Nexhmija nuk përfshihej asnjëherë, ndërsa Lenka po. Dhe sa herë mungonte muzika, Lenka merrte tepsitë dhe u binte për të krijuar kështu ritëm. Nexhmija nga ana tjetër i tërhiqte vërejtje, duke i kërkuar të ulej se nuk ishte e hijshme nga ana e saj… Dukej që kishin një raport jo shumë miqësor, normal do thosha. Ato janë liruar nga burgu thuajse në të njëjtën kohë, në vitin 1 997 dhe lidhja mes ty re nuk kishte. /panorama.com.al/

    Data: 31 Mars 2014 15:05
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera