Kthehu lart

Franca përkrah çdo marrëveshje me Serbinë që e voton Kuvendi

Franca përkrah çdo marrëveshje me Serbinë që e voton Kuvendi GazetaExpress

​ Çdo lloj marrëveshje për të cilën pajtohen palët dhe Kuvendi i Kosovës, është e pranueshme për Francën. Qëndrimin e Parisit e ka bërë të ditur në Interaktiv, ambasadori francez në vend, Didier Chabert.

“Ajo çka ne përkrahim, është një marrëveshje. Nëse do të ketë një marrëveshje në dialog ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duhet të pranohet nga të dyja shtetet. Për Kosovën, duhet të votohet nga 2/3 e Parlamentit. Për Francën është e pranueshme çdo marrëveshje që e përmbush këtë, të nënshkruhet nga pala kosovare dhe të miratohet nga 2/3 e Parlamentit, marrëveshje që ka konsensus të gjerë në Kosovë, çdo lloj marrëveshjeje që është e pranueshme nga Kosova dhe Serbia, që miratohet nga 2/3 e deputetëve në Kosovë. Edhe nëse ky është ndryshimi i kufijve? Nëse miratohet nga 2/3 e deputetëve dhe e pranojnë këtë marrëveshje, ne nuk do të kundërshtojmë demokracinë në Kosovë. Përfaqësuesit e demokracisë në Kosovë janë deputetët. Ata duhet të vendosin me 2/3 dhe nëse e ratifikojnë këtë marrëveshje, ne natyrisht e përkrahim”, ka thënë Chambert.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që presidenti Macron të organizojë një konferencë paqeje në fund të procesit.

    Data: 18 Dhjetor 2018 23:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera