Kthehu lart

Flet biznesmeni Albert Hashimi: ''Qëllimi im është të investohet në Kosovë''

Flet biznesmeni Albert Hashimi: ''Qëllimi im është të investohet në Kosovë'' GazetaExpress

​Ish misteri i Kosovës tashmë biznesmen i suksesshëm tregon punët që pritet të realizohen tek ne, investimet që janë planifikuar, shërimi i fëmijëve jashtë vendit si dhe përzgjedhja e 30 studentëve për studime falas në Atlanta.

Edhe pse u përfol shumë aderimi i tij në një parti politike, si duket ai ka vendosur që për momentin të ngrijë aktivitetin politik dhe të kycet tek pasi të përfundojnë zgjedhjet e pas vendosjes së qeverisjes së ardhëshme. Në një bisedë të realizuar me Albertin, ai tregon synimet e tij të cilat janë shumë qëllimmira. 

''Qëllimi im për momentin nuk është të aderohem apo të politizohem derisa të vendoset se kush do të qeverisë, nuk kisha pasur dëshirë të bisedojmë për të kaluarën time se cka kemi realizuar deri më tani sepse gjendemi në fushatë parazgjedhore dhe intervista ime nuk dua të reflektohet si marketing për veten apo kompanitë e mia. Një biznesmen nga diaspora gjithmonë thotë se ia vlenë me investu në Kosovë. Atë e lidh nacionalizmi dhe dashuria ndaj kombit por a është e sigurtë se fitohet këtu varet prej sistemit ligjorë dhe konceptit për investitorë të huaj nga qeveria e ardhëshme. Fakti që unë dhe dy vëllezërit e mi e kemi ngritur kompaninë Ebau International prej 0 deri në një famë internacionale, kjo dëshmron se e dimë cka të punojmë si të menaxhojmë dhe mbrapa neve kemi shumë miq që e kanë vizituar Kosovën dhe të gjithë kanë shprehur interesim për të investuar këtu'', thekson kështu Hasimi i cili tregon se së bashku me miqtë e tij biznesmen kanë pregaditur një plan investimi në vendin tonë.

''Për të pregaditur një plan biznesi sipas hulumtimeve dhe statistikave që janë bërë për momentin aktive po sa do të përcjellen nga qeveria e ardhëshme kjo do të jetë vetëm si pikëpyetje. Unë për momentin me vëllezërit dhe miqtë në Kosovë, Gjermani, Austri dhe Amerikë kemi pregaditur këtë punë në tre muajt e fundit. Familja ime ka bërë marëveshje me Klinikën Universitare të Köln/Neuss për shërimin e 5 fëmijëve nga Kosova në atë klinikë'', thotë Alberti i cili përvec këtyre punëve thotë se do të angazhojë për momentin 100 punëtorë për punë jashtë vendit si dhe do të ndajnë bursa për 30 studentë. ''Punësimin e 100 punëtorëve jashtë vendit e mundësojmë përmes një mikut tim i cili ka përfaqësi austriake kurse studimet në Atlanta të Amerikës për 30 studentë falas e mundësojmë përmes Unionit të biznesmenëve shqiptaro-amerikan. 

Kjo nuk përfundon me kaq pasi unë kam ftesë zyrtare që më 13 qershorë të marr pjesë në samitin e bizneseve që do të mbahet në Kinë dhe aty do të bisedohet për mundësinë e investimeve edhe këtu tek ne në Kosovë. Në qoftë se pas datës 8 qershorë do të ketë interes nga qeveria e ardhëshme e vendit që të jem pjesë e një menaxhimi të investitorëve të huaj në mënyrë të pastër e ligjore, atëherë pse jo me kënaqësi do e pranoj ofertën'', përfundon bisedën ai.

    Data: 03 Qershor 2014 09:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera