Kthehu lart

Flasin familjarët e viktimave të masakrës e Studimes të cilën Thaçi ia kujtoi Vuçiqit në OKB

Flasin familjarët e viktimave të masakrës e Studimes të cilën Thaçi ia kujtoi Vuçiqit në OKB GazetaExpress

Ishte 2 maji i vitit 1999, kur shumë kosovarë kishin lënë vendbanimet e tyre, duke menduar se fshati Studime në Vushtrri, ishte me i sigurt se vendi që e kishin lënë pas.

Por, për shumë kosovarë, rruga dhe jeta e tyre, përfundoi pikërisht në këtë fshat.

Vetëm brenda dy orëve, 116 persona ishin pushkatuar dhe masakruar nga forcat paramilitare serbe, e shumë të tjerë kishin mbetur të plagosur.

MASAKRA E STUDIMES, THAÇI IA RIKUJTOI VUÇIQIT

Atë ditë maji, mizoria e krimeve serbe kishte arritur atë pikë, saqë nuk kishin kursyer as fëmijët, gratë e pleqtë.

E nga ata që me të dashurit e tij ishte parë së fundi atë ditë, është Rexhep Gerxhaliu nga fshati Studime.

Në këtë masakër, i ishin vrarë dy vëllezërit e tij: Avdyl dhe Bajram Gerxhaliu.

E kujtimet e asaj dite të kobshme ende i ka të freskëta.

Gerxhaliu kujton momentet e fundit të asaj nate, kur i kishte parë vëllezërit e gjallë, dhe si i kishin gjetur trupat e tyre.

Ndërkohë, të vrarë në këtë masakër, janë edhe 12 anëtarë të familjes së Selatin Gerxhaliut, ku 8 nga të vrarët janë fëmijë.

Më i vogli prej tyre, ishte Sabahudin Gërxhaliu, vetëm 5 vjeçar.

Për këtë rast ende nuk është vënë drejtësi as nga institucionet vendore e as nga ato ndërkombëtare

Ndryshe, ditën e hënë, në mbledhjen e OKB’ së, Presidenti serb, Aleksandër Vuciq, i kishte mohuar masakrat e serbeve në Kosovë, por, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ia përmendi pothuajse të gjitha, në mesin e tyre edhe masakrën e Studimes si një nga më të mëdhatë në Kosovë.

    Data: 18 Dhjetor 2018 22:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera