Kthehu lart

Fillon tryeza e PSD-së, marrin pjesë pozitë e opozitë - mungon Lista Serbe

Fillon tryeza e PSD-së, marrin pjesë pozitë e opozitë - mungon Lista Serbe GazetaExpress

Ka filluar tryeza me partitë politike e thirrur nga PSD-ja.

Këtë tryezë është duke e kryesuar kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, shkruan Lajmi.net.

Pjesëmarrëse aty janë të gjitha partitë parlamentare shqiptare si dhe disa parti të tjera si Lëvizja Për Bashkim.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës prezent janë Avdullah Hoti, nga PDK-ja - Memli Krasniqi, nga Vetëvendosje e pranishme është Arbërie Nagavci, nga AAK- është Muharrem Nitaj, ndërkaq që nga Alternativa dhe AKR janë Ilir Deda dhe Vesel Makolli.

Ndërkaq, Nisma në këtë tryezë po përfaqësohet nga deputeti Bilall Sherifi.

Temë diskutimi e kësaj tryeze është dialogu me Serbinë si dhe fuqizimi republikës parlamentare. 

    Data: 20 Qershor 2018 11:43
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera