Kthehu lart

Facebook-u mbyll qindra faqe nga frika e dezinformimit

Facebook-u mbyll qindra faqe nga frika e dezinformimit GazetaExpress

Facebook njoftoi të enjten mbylljen e 559 faqeve dhe 251 profileve që nuk kanë respektuar rregullat e tij kundër spam, përfshirë ”kompanitë e reklamave” duke pretenduar se janë forume të debateve politike.

Ky njoftim vjen ndërsa rrjeti social po përpiqet të frenojë në mënyrë që platforma e tij të mund të përdoret për të përhapur dezinformimin dhe përçarjen me afrimin e zgjedhjeve amerikane të mesmandatit në nëntor.

”Facebook mbylli faqe dhe profile të përfshira pasi kanë shkelur në mënyrë të përsëritur kushtet e përdorimit kundër spam dhe grupe të koordinuara mashtrimi”, shkruan kreu i sigurisë kibernetike të FB, Nathaniel Gleicher dhe përgjegjësi i produktit Oscar Rodriguez, në një postim të blogut.

”Shumë përdornin profile të rreme apo disa profile me të njëjtin emër dhe postonin sasi të madhe me përmbajtje nëpërmjet një rrjeti të grupeve dhe faqeve për të orientuar trafikun drejt faqeve të tyre.

    Data: 12 Tetor 2018 17:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera