Kthehu lart

Erdogan fajëson Amerikën për ‘grushtin ekonomik’

Erdogan fajëson Amerikën për ‘grushtin ekonomik’ GazetaExpress

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Amerikën për “grushtin ekonomik” pasi që monedha e vendit po lëkundet pas sanksioneve ekonomike të SHBA.

“Ne nuk do t’u dorëzohemi atyre që veprojnë si një partner strategjik, por na bëjnë objektiv strategjik”, thotë Presidenti.

Erdogan u tha mijëra përkrahësve në Ankara: “Sot disa njerëz po përpiqen të na kërcënojnë përmes ekonomisë, nëpërmjet normave të interesit, këmbimit valutor, investimeve dhe inflacionit”.

Turqisë i është trazuar ekonomia këtë javë pasi Uashingtoni i ka vënë sanksione duke përfshirë dyfishimin e tarifave mbi alumin dhe çelik – në hakmarrje për refuzimin e Erdoganit për lirimin e një pastori amerikan të arrestuar.

Ndërsa të dy vendet janë përplasur, vlera e lirës ka rënë: ajo tani ka rënë 38 për qind kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit.

    Data: 18 Gusht 2018 20:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera