Kthehu lart

E tmerrshme, prindërit kryejnë marrëdhënie me vajzën 4-vjeçare për të fituar kriptovaluta

E tmerrshme, prindërit kryejnë marrëdhënie me vajzën 4-vjeçare për të fituar kriptovaluta GazetaExpress

Një çift dyshohet se kanë bërë seks me vajzën e tyre katërvjeçare, për ta shitur atë për pornografi duke fituar kështu kriptovaluta.

Babai 29 vjeç dhe gruaja 30 vjeçare, që besohet se janë kushërinj, dyshohet se kanë bërë filmimin në Ukrainë, shkruan Daily Mail.

Ata e kanë abuzuar vazhdimisht fëmijën në këtë mënyrë që nga mosha dyvjeçare.

Pamjet e policisë treguan se çifti u arrestua, si dhe u sekuestrua videoja, fotografitë dhe lodrat seksuale.

Çifti i shiste videot ‘në Australi dhe Azi për kriptovalutë’, tha një raport.

Kostoja ishte e barabartë midis 70 dhe 140 dollarë, tha policia ukrainase.

Vajza tani është marrë në kujdes dhe është dërguar në një qendër rehabilitimi në Poltova.

Prindërit mbahen në paraburgim për dy muaj në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Raportet thonë se vajza kurrë nuk do t’u kthehet prindërve të saj. Ajo mund të vendoset në një familje kujdestare.

Çifti përballet me 12 vjet burg nëse dënohet.

    Data: 20 Qershor 2018 12:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera