Kthehu lart

Dosja ‘Graniti’ – Express sjell dëshmitë që Enver Hasani çoi në Prokurori kundër Marjan Demës

Dosja ‘Graniti’ – Express sjell dëshmitë që Enver Hasani çoi në Prokurori kundër Marjan Demës GazetaExpress

​600 mijë e 754 Euro është obliguar në 2009’ën t’i paguaj universiteti i Prishtinës një kompanie furnizuese me inventarë nga Suhareka, me anë të një vendimi të Gjykatës Ekonomike të Qarkut në Prishtinë. Kontrata ishte nënshkruar në kohen kur rektor ishte Enver Hasani, por i njëjti refuzonte të kryente pagesën e kontratës, për shkak pohonte se kontrata për furnizim me inventarë të UP’së nga ana e kompanisë ‘Graniti’ ishte një skemë korruptive e zhvatjes së buxhetit të universitetit. Së fundi, ai ka lënë të kuptohet se kjo skemë ishte kompozuar nga prorektori Marjan Dema, që sot është rektor i UP’së. 

Enver Hasani është dënuar së fundi me burgim me kusht për korrupsion gjatë kohës sa ishte rektor i Universitetit të Prishtinës. I njëjti, gjatë kohës sa drejtonte këtë institucion kishte denoncuar në Prokurorit të Shtetit e më pas edhe në EULEX pretendime për afera korruptive në UP. 

Madje, Enver Hasani kishte refuzuar të paguante një kontratë mbi 600 mijë eurosh kompanisë ‘Graniti’ nga Suhareka, e cila kishte marrëveshje me institucion që ai drejtonte për furnizim me inventarë të Universitetit të Prishtinës. 

Rasti kishte shkuar në Gjykatë të Qarkut, pasi kompania në fjalë kishte paditur UP’në për mospagesë të borxhit, derisa këta të fundit ishin obliguar ta kryenin pagesën pas aktgjykimit të datës 18 dhjetor 2009. 

Kur doli vendimi i gjykatës, Enver Hasani veçse kishte braktisur UP'në për të marrë në duar Gjykatën Kushtetuese. 

Por, gjatë kohës sa padia trajtohej në Gjykatë, Enver Hasani në prokurori kishte deponuar një dosje me dokumente që sipas tij dëshmonin praktika korruptive dhe antiligjore të dëmtimit të fondeve publike të UP’së, pikërisht në dhënien e këtij tenderi, ndonëse ishte drejtues i institucionit. 

Hasani për këtë rast ka folur serish pak ditë pasi u dënua për korrupsion nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Madje, sipas tij procesi ndaj ti nisi pak ditë pasi u mbyllen hetimet e rastit të denoncuar nga ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese. 

“Janë paguar mbi 500 mijë euro, quhet rasti ‘Graniti’, në kohën time unë e kam zbuluar me sekretarin e vjetër, Destanin dhe e kemi denoncuar. Unë po them që hajni klasike ka qenë, është hetuar dy vite gati dhe është mbyll rasti një javë para se me mu gju mue”, ka thënë Hasani në një intervistë për ‘Rubikon’ më 17 tetor 2017. 

Dyshimet ai i ka çuar tek Rektori i tashëm i UP'së, Marjan Dema, që atëkohë ishte Prorektor për burime dhe infrastrukturë dhe zëvendës Rektor në UP. 

Mbylljen e hetimit në rastin 'Graniti' , Enver Hasani e ka quajtur shantazh ndaj tij. 

“Dhe qysh ke koicidencë që u mbyll pak ditë para se me fillu procesi ndaj meje”, ka thënë Hasani. 

Ai në të nijetin emision, në prill të këtij viti, kishte pohuar se ka qenë prokurorja Drita Hajdari e cila ka mbyllur hetimin e këtij rasti ndaj Marjan Demës.

Gazeta Express gjatë ditëve në vijim do të publikojë të plotë Dosjen ‘Graniti’, me gjithë përmbajtën e saj që Enver Hasani e deponoi në Prokurori të Qarkut në vitin 2008, edhe në atë të EULEX’it një vit më vonë -  pak pas shpalljes së aktgjykimit që detyrojë UP’në të kryej pagesën e borxhit ndaj kompanisë që furnizoi me inventarë UP’në. 

Express ka pyetur në Prokurori të Shtetit për të marrë konfirmim nëse rasti është hetuar apo mbyllur, por ata nuk janë përgjigjur të hënën. Derisa, Misioni Europian për Sundim të Ligjit ka sqaruar “Prokuroret e EULEX nuk janë duke e hetuar këtë rast”. ./GazetaExpress/. 

    Data: 06 Nentor 2017 18:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera