Disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë, ujësjellësi njofton se janë duke i sanuar defektet

Disa lagje të Prishtinës kanë mbetur pa ujë të pijshëm si pasojë e pëlcitjes së një gypi. Ujësjellësi ka njoftuar se aktualisht ekipet janë duke tentuar që t'i sanojnë prishjet.

GazetaExpress

"Gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit janë në vendin e ngjarjes në rrugën Enver Maloku në Prishtinë, për shkak të pëlcitjes së gypit magjistral fi 630 mm... që e furnizon një pjese goxha të madhe të Prishtinës me ujë të pijshëm...

Në të njëjtën kohë pëlcitje ka edhe në një gyp tjetër në afërsi të Rilindjes gyp ky me diametër me të vogël fi 350 mm... ekipet janë në terren dhe po bëjnë çmos për sanimin e defekteve", thotë Arjeta Mjeku për Express, nga Ujësjellësi.

Sipas saj, deri në sanimin e tyre pa ujë të pijshëm mund të mbesin Bregu i Diellit, Dodona, Tasligje, Muhaxhirët dhe një zonë rreth Rilindjes.

"Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët deri në sanimin e rrjetit në të dyja pikat e lartpërmendura", ka thënë ajo.

Mjeku ka sqaruar se pa ujë do të mbetet edhe QKUK-ja. Ndërsa thekson se kanë filluar dërgimin e ujit me cisterna.

Të tjera

Lajmet e fundit