Kthehu lart

Dështojnë negociatat për kufirin, qeveria amerikane pranë mbylljes së dytë

Dështojnë negociatat për kufirin, qeveria amerikane pranë mbylljes së dytë GazetaExpress

Bisedat mes kongresistëve amerikanë për marrëveshje lidhur me sigurinë kufitare kanë ngecur, duke e rritur mundësinë që qeveria amerikane të mbyllet sërish për herë të dytë brenda pak muajve.

Pjesëmarrësit e këtyre bisedime shpresonin se marrëveshja do të arrihej gjatë ditës së sotme në mënyrë që Kongresi ta miratojë legjislacionin deri të premten, kur kalon afati i marrëveshjes federale për financim.

Arsye për mosmarrëveshje mbeten fondet për ndërtimin e murit përgjatë kufirit me Meksikën dhe mënyra se si duhet të trajtohen imigrantët që nuk kanë dokumente.

Mbyllja e kaluar e qeverisë kishte zgjatur 35 ditë dhe ishte mbyllja më e gjatë në histori të Shteteve të Bashkuara. Qindra mijëra punëtorë të sektorit publik ishin detyruar të pushojnë, ndërsa një pjesë e punëtorëve të shërbimeve emergjente, siç janë kujdesi shëndetësor, kontrolli i trafikut ajror dhe zbatimi i ligjit, kishin punuar pa paga.

Raportohet se pjesëmarrësit e negociatave do të takohen edhe një herë gjatë ditës së sotme, ndonëse nuk është e qartë se cilat mënyra të negocimit do të përdoren për ta arritur marrëveshjen e mundshme, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

    Data: 11 Shkurt 2019 17:12
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera