Kthehu lart

Dënohet me dhjetë vjet burgim çifti që e trajtonte foshnjën si “aksesor mode”

Dënohet me dhjetë vjet burgim çifti që e trajtonte foshnjën si “aksesor mode” GazetaExpress

Një nënë dhe ish-i dashuri i saj janë dënuar me dhjetë vjet burgim për vdekjen brutale të foshnjës së tyre 24-ditëshe, e cila vdiq nga thyerja e kafkës së kokës dhe gjakderdhja në tru.

Roxanne Davis, 30-vjeçare, dhe ish-i dashuri i saj 24-vjeçar, Samuel Davis, janë shpallur fajtorë për vdekjen e djalit të tyre. Dyshohet se dy të dënuarit kanë qenë përdorues të kanabisit dhe kokainës. Ata ishin munduar që t’i fshehin lëndimet e foshnjës. Lëndimet e zbuluara nga mjekët mund të jenë shkaktuar nga hedhja e tij nga lartësia nëpër pjesët e ndryshme të dhomës. 

Gjykatësi i këtij rasti deklaroi se foshnja ka përjetuar dhimbje gjatë jetës së saj të shkurtër dhe prindërit e kanë shkundur me dhunë dhe me forcë. Sipas gjykatësit, trajtimi i nënës ndaj foshnjës ka qenë i ngjashëm me trajtimin që ia bën një grua aksesorëve të modës. Foshnja ishte dërguar në spital me 32 thyerje në brinjë dhe nëntë thyerje në këmbë dhe duar. Ai kishte vdekur më 28 mars të vitit të kaluar, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

    Data: 07 Dhjetor 2018 14:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera