Kthehu lart

Deda: Haradinaj ta dëgjojë Amerikën, ta pezullojë taksën për një kohë

Deda: Haradinaj ta dëgjojë Amerikën, ta pezullojë taksën për një kohë GazetaExpress

​Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka folur rreth porosive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Qeverinë e Kosovës, për heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina.

Deda ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Kosova duhet ta dëgjojë porosinë e Amerikës dhe ta pezullojë taksën.

“SHBA’ja na ndihmoi shumë, jemi këtu ku jemi falë tyre”, është shprehur Deda.

Prishja e marrëdhënieve me SHBA’në e rrezikon shumë Kosovën, ka vlerësuar deputeti.

“Haradinaj duhet ta pezullojë taksën për një kohë”, ka thënë Deda në T7. /Express/

    Data: 12 Shkurt 2019 21:05
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera