Kthehu lart

Daçiq i reagon anëtarit të ri të presidencës së Bosnjës për deklaratën rreth Kosovës

Daçiq i reagon anëtarit të ri të presidencës së Bosnjës për deklaratën rreth Kosovës GazetaExpress

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i ka reaguar anëtarit të zgjedhur të presidencës së Bosnjës, Zheljko Komshiq, për deklaratën e tij se për të Kosova është një shtet i pavarur.

Daçiq e ka cilësuar “provokim për Serbinë” deklaratën e Komshiqit, për të cilin ai ka thënë se “ende nuk e ka marrë detyrën e tij”.

Kryediplomati serb ka thënë se e konsideron Republikën Srpska shtet po aq të pavarur sa Kosova, por se shteti i tij, Serbia, e ka një politikë zyrtare, që respekton integritetin territorial të Bosnjës.

Daçiq ka shtuar se Komshiq mund ta konsiderojë personalisht Kosovën të pavarur, por se qëndrimi i organit në të cilin ai është zgjedhur, presidencës së Bosnjës, është i ditur, dhe është kundër Kosovës së pavarur. /Express/

    Data: 10 Tetor 2018 23:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera