Kthehu lart

Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë? GazetaExpress

Ngjarjet e datës 12 tetor

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, pret në takim Komisioneren e Bashkimit Evropian për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 08:40)

Këshilli i Evropës zyra në Prishtinë në bashkëpunim me Institucionin e Avokatit të Popullit në Kosovë, organizon Konferencën rajonale për mekanizmat kombëtarë për  parandalimin e torturës, keqtrajtimit dhe trajtimit johuman (Hotel Emerald, ora 9:30)

Ambasada e Francës dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë një ngjarje të përbashkët për Erasmus Days 2018 (Amfiteatri i madh i Fakultetit Ekonomik, ora 09:30)

Nënshkruhen kontratat e para të punës, të studentëve të Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB me partnerët gjermanë gjermanë DKV Pflegedienste und Residenzen GmbH (Qendra Mediale e Kolegjit AAB, ora 09:30)

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) dhe AdMovere mbajnë konferencë për shtyp ku do t’i adresojnë 16 raste të plagjiaturave dhe 8 raste të profesorëve të rregullt (Para rektoratit të UP-së, ora 10:00)         

Mbahet konferenca ndërkombëtare “Digitalks” në të cilën do të merr pjesë Komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale z. Mariya Gabriel si dhe krerë të institucioneve të Kosovës (Hotel Emerald, ora 10:00)

Coca-Cola HBC Kosova fillon me implementimin e fazës së dytë të programit “Coca-Cola përkrah Rininë”. (Ndërtesa e ICK-së, ora 10:30)

Fillojnë punimet për shkollën e re të mesme në Ferizaj (Prapa gjimnazit “Kuvendi i Arbrit”-Afër palestrës së sporteve “Bill Clinton”, Ferizaj, ora 11:00)

Mblidhet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

 Shoqata Kulturore “Jehona e Dukagjinit”, dhe klubi letrat “Dritëro Agolli” organizojnë manifestimin kulturor “Dita e Agollit” (Shtëpia e Kulturës, Klinë, ora 14:00).

    Data: 12 Tetor 2018 07:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera