Kthehu lart

Çfarë do të bisedojnë nesër Thaçi dhe Vuçiq? Tregon Kocijançiq

Çfarë do të bisedojnë nesër Thaçi dhe Vuçiq? Tregon Kocijançiq GazetaExpress

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka thënë se është e rëndësishme që dialogu Kosovë - Serbi të intensifikohet.

Kocijançiq ka theksuar se në takimin e nesërm do të diskutohet progresi i arritur mbi marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve por edhe do të intensifikohet puna për marrëveshjen gjithëpërfshirëse, përcjell Lajmi.net.

Ajo ka konfirmuar se mëngjesin e ditës së nesërme, me ndërmjetësim të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, do të takohen homologët Thaçi dhe Vuçiq.

Takimi i fundit Thaçi - Vuçiq është mbajtur në fund të muajit të kaluar.

    Data: 17 Korrik 2018 15:26
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera